'Shqiptarët janë shndërruar në 'boat people''/ Berisha: Pse dalim në protestë në 6 dhjetor

Saturday, 03 December 2022 18:44

Berisha tha se shqiptarët janë shndërruar në popullin e varkave, ndaj dhe të martën opozita do që zëri i tyre të dëgjohet. 

 Kryedemokrati sjell në vëmendje skandalet dhe vjedhjet qeveritare, shpopullimin si dramë kombëtare, zhvatjen e pasurive natyrore nga qeveritarët si dhe grabitjen e votës nga Edi Rama, të cilat sipas tij kanë sjellë këtë situatë që po kalon vendi aktualisht. 
 "Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë. Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur. Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet", tha Berisha.  Lideri i opozitës fton qytetarët në 6 dhjetor ora 12:00 në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', para Kryeministrisë në protestë kombëtare kundër keqqeverisjes dhe . 

Video mesazhi

Të dashur miqtë e mi të TikTok.

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse kemi thirrur protestën e datës 6 dhjetor! 

Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston. 

E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.

Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër. 

Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria.

Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi, por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve. 

Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj. 

Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro. 

Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar.

Ndaj dhe ne, si parti që përmbysëm komunizmin dhe sollëm pluralizmin, zhvilluam vlerat europiane në këtë vend. 

Antarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat dhe morëm rekomandimin për statusin e vendit kandidat.

Qëndrojmë besnikë në këto vlera dhe këto parime që ndajmë me kombet e vendeve tuaja. 

Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë. 

Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur.

Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. 

Faleminderit shumë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...