Pollo pu referua qëndrimit refuzues të Parlamentit Europian para një jave ndaj kësaj nisme të cilësuar nga rezoluta e Strasburgut si joeuropiane.
Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që turma serbësh në Austri e gjetkë të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve” vetëm se Serbia u mund nga Zvicra në futboll.Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vuçiçit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi dështuan me spastrimin etnik dy dekada më parë.
Pollo kujtoi se Parlamenti Europian kërkoi ndërprerjen e negociatave me Serbinë deri kur Beogradi të adoptojë sanksionet anti- Putin të Bashkimit Europian.
Ai u shpreh se shpresonte që Komisioni Europian dhe shtetet anëtare të BE të mbanin të njëjtin qëndrim ndaj këtij regjimi gati putinian.