“Është një ditë e madhe për PD-në, është një burim drite për demokracinë shqiptare, kjo ditë në të cilën dhjetëra-mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, votojnë për qytetarin e parë të bashkisë së tyre.
Në këtë kontekst, ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri. Demokratët, duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për qytetar të parë të bashkive të tyre, shumëfishojnë forcat, shumëfishojnë energjitë për t’u përballur me kalbësirën që kanë përpara dhe që quhet regjimi i Edi Ramës, për të përmbysur monizmin që sundon në Shqipëri dhe bazohet në drogën, krimin, vjedhjen e votës.
“Ju garantoj një gjë, kryesia e PD dhe kryetari i saj, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara. Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi.
Janë tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët. Ky është realiteti. Në Malësinë e Madhe kishte kandidatë, por kishte disa probleme për të cilat është shtyrë gara,” tha Berisha.