“Nga ana tjetër, ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar që t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë fatkeqësie të madhe përfaqëson mikpritësi i tyre, që ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur.
Nuk do të kishte rast më brilant se ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi përpara 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Europës.
Në këtë kontekst, Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar me zërin e fuqishëm do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty, nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, krimit të organizuar, një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse në Ballkan, duke u kërkuar europianëve që të mos i kërkojnë Sandrit të tij të respektojë sanksionet ndaj Rusisë. Prandaj ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për të protestuar,” tha Berisha.
“Ne jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve europianë dhe mirëmbajtjen e samitit. Mjerë Rama dhe Çuçi.
I them Edi Ramës se demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e këtij vendi.
Por vendimi është për të protestuar në qytet. Policia nëse është porositur të përballet me opozitën, bën gjënë më të gabuar,” theksoi kreu demokrat.