Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shfaq i acaruar sapo mbërriti në Tiranë.
Teksa kontrollohej nga ajri me helikopter, ai i dha dorën kryeministrit Edi Rama pa e parë shumë në sy.
Por ai provokoi direkt, duke përmendur pavarësinë e Kosovës.
“Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 1999 e 2008 në mënyrë të tmerrshme, do e diskutojmë sot,” tha Vuçiç.
Ai e vazhdoi edhe më pas provokimin, kur postoi një foto duke biseduar me Edi Ramën.
“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën ‘Open Balkans’ dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Instagram.
Kujtojmë se ky samit është cilësuar si mbledhja që pritet të groposë njëherë e mirë nismën serbomadhe të Ballkanit të Hapur.