Berisha: Ne jemi misionarë, beteja të mëdha na presin!

Tuesday, 06 December 2022 14:48

Berisha: Ne jemi misionarë, beteja të mëdha na presin!
14:30, 06/12/2022
A+
Aa
A-

Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se sot u faktua se nuk ka forcë në botë që i mposhtë demokratët.

‘Ne faktuam sot se nuk ka forcë në botë, që ne të na mposhtë, që ne të na ndalojë për të realizuar qëllimet tona. Faktuam se për çdo rast, ne mbetemi të pamposhtur.


Ndaj dhe, të frymëzuar të gjithë nga ky akt guximi, trimërie, përkushtimi dhe idealizimi, do vazhdojmë, betejën tonë kundër, armikut më të egër, pas Enver Hoxhës, që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre. Atë që po bën Edi Rama me shqiptarët, nuk e ka bërë asnjë pushtues. Atë që po bën Edi Rama, nuk e bën asnjë udhëheqës në botë.

Ndaj dhe ne jemi misionarë të çlirimit të vendit tonë nga kjo monstër, i cili nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët, urrejtjen e një armiku të egër të tyre.

Se çfarë mund të bëjmë ne, e faktuam sot. Beteja të mëdha na presin përpara. Të sigurtë të jeni ju se ne do fitojmë. Një përqafim të gjithëve’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Sali Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 06 December 2022 21:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...