Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat edhe nga shkallët e selisë blu.
Berisha theksoi se regjimi i Ramës, bëri gjithçka që protesta të mos zhvillohej.
‘Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme.
Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama.
Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me germa të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë.
Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha për mediat.