Kryetari i demokratëve Sali Berisha foli edhe për Ballkani i Hapur, ku sipas tij me këtë Samit të BE merr fund ky projekt ruso-serb.
‘Ky samit në Tiranë konsakron Procesin e Berlinit, që ne e mbështesim fuqimisht si projekt të pazëvendësushëm në rrugën e integrimit në BE’, theksoi Berisha para protestuesve në Bulevardin Deshmorët e Kombit.
Berisha: Ky samit në Tiranë konsakron Procesin e Berlinit, që ne e mbështesim fuqimisht si projekt të pazëvendësushëm në rrugën e integrimit në BE.
Samiti gjithashtu, ndryn në arkivat e zeza projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur.
PD nuk është kurrë kundër bashkëpunimit të hapur në rajon, por ky projekt synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe ruse, duke sjellë konfliktualitet dhe përçarje.
Ky projekt synon izolimin dhe më vonë ndarjen e Kosovës.
Me këtë samit, merr goditje fatale projekti i Ballkanit të Hapur.
Duke përshëndetur sanksionet e BE ndaj Rusisë, ne dënojmë qëndrimin e Vuçiçit ndaj këtyre samiteve, sikundër dënojmë mbrojtjen që i bën Edi Rama Serbisë në këtë drejtim. Ai mbron defacto interesat e Serbisë si Rusia e vogël në Ballkan.
PD nuk do e pranojë kurrë Ballkanin e Hapur. Për PD-në, dielli lind nga Perëndimi.
Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe flamurin kombëtar. Zoti ju bekoftë ju, popullin opozitar.