BILD, artikull për sulmin ndaj Berishës: 'Shqipëria një vend në kaos, Rama - lobime kundër tij'

E mërkurë, 07 December 2022 15:10

 

Atentati ndaj liderit të opozitës Sali Berisha vijon të bëjë jehonë në mediat ndërkombëtare. BILD shkruan se në Shqipëri, një vend në kaos që kërkon të bëhet pjesë e BE, u sulmua lideri i opozitës, Sali Berisha, teksa kishte mbledhur në shesh mijëra qytetarë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe korrupsionit. Lajmi bëri jehonë në mediet më të rëndësishme të Europës e britanike si dhe në rrjetet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Atentati ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të bëjë jehonë në mediet më të rëndësishme të globit. Sot prestigjozja BILD i ka lënë hapësirë kryesore sulmit ndaj Berishës, duke analizuar edhe situatën në të cilën ndodhet vendi.

Titulli i artikullit të gazetarit Peter Tiede e cilëson Shqipërinë një vend në kaos që kërkon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, ndërsa theksohet se sulmi ndodhi në kohën që në Shqipëri ndodhej kancelari Olaf Scholz.

Gazeta BILD e identifikon si shkak për sulmin edhe lobimet e Edi Ramës, që janë denoncuar vazhdimisht nga opozita shqiptare. Efektet e lobimit të Ramës janë të shtrira edhe te CDU e djathtë në Gjermani. Tiede shkruan se Rama ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të kësaj partie.

“Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, 78-vjeçari i Partisë Demokratike, drejtoi një demonstratë në vendin e takimit. Papritur dhe në mënyrë të befasishme, Presidenti i parë i zgjedhur lirisht në Shqipëri, u sulmua nga një bandit dhe u godit në fytyrë. Menjëherë truprojat reaguan ndaj agresorit duke e goditur. Berisha pësoi një mavijosje në fytyrë dhe ishte dukshëm i befasuar nga sulmi”- shkruan prestigjozja Bild.

Atentati ndaj Berishës, gjeti hapësirë edhe në rrjetin amerikan CBS, që I kushtoi disa artikuj kësaj ngjarje.

“Lideri 78-vjeçar i Partisë Demokratike të opozitës shqiptare u godit me grusht në fytyrë të martën gjatë një proteste antiqeveritare në kryeqytetin e vendit. Berisha po drejtonte një turmë që po protestonte për korrupsionin e dyshuar të kryeministrit Edi Rama, të cilin shumë e fajësojnë për një rritje të madhe të kostos së jetesës në vend”- shkruan rrjeti CBS.

Dje, menjëherë pas ngjarjes, lajmi u përhap me shpejtësi në të gjitha mediet botërore, ku rrjetet amerikane si Fox News, Uashington post, Asociated Press, ABC News, USNews, i kushtuan një hapësirë të konsiderueshme sulmit ndaj Berishës. Ndërkohë mediet më popullore të Europës dhe britanike, zbardhën detaje nga sulmi ndaj Berishës teksa kishte mbledhur mijëra qytetarë në shesh për të protestuar kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes që po shpopullon vendin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...