Sulmi ndaj Berishës, PD: Porositësit dhe organizatorët, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin

E mërkurë, 07 December 2022 15:17

 

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar gjatë ditës së sotme për sulmin e orkestruar ndaj kryetarit të PD dhe përpjekjeve të organizatorëve të këtij sulmi për të fshehur ngjarjen dhe manipuluar atë.

“Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin”, thuhet në reagim.
“Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik”.

E plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zëdhënsja Floriana Garo

Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin.

Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik.

Por në këtë përpjekje ata janë të dështuar plotësisht.

Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Dokumenti i përdor nga Fuga nuk ka asnjë vlere ligjore, pasi nuk ka, siç e kërkon ligji, asnjë firme apo vule të institucioneve publike të autorizuara për dokumente të kësaj rëndësie.

Dokumente të kësaj natyre me fraza të llojit ‘atij që mund t’i interesojë’, janë dokumente jashtë sistemit të referencave ligjore dhe nxirren nga Policia në rruge jo ligjore, dmth jo nga institucione publike, dhe përdoren për të mbyllur arrestimet në flagrance me droge apo në zënka të ndryshme, për shkak të detyrës të informatorëve të infiltruar të saj dhe kanë zero vlerë ligjore.

Një dokument i tillë është përdor kur Gerti Shehu është arrestuar nga policia me 2,5 gram kanabis, i futur për të hedhur në kurth shpërndarësit e drogës, apo kur është arrestuar për zënka për shkak të detyrës. Publikimi, thuajse fill pas krimit, i këtij dokumenti të gatshëm nga zyra e Fugës, dëshmon përpjekjen e dështuar të porositësve dhe organizatorve, për të mbrojtur Gerti Shehun nga barra e krimit të porositur.

Përveç kësaj, përpjekjen për të maskuar dhe fshehur ideatorët dhe organizatorët e krimit të Gerti Shehut me probleme psiqike, e përgenjështron dhe hedh poshtë totalisht marrja pak muaj më parë e patentës, dokument që nuk u leshohet në asnjë rast personave me probleme psiqike, dhe ndodh vetëm pas paraqitjes së ekspertizës së psikiatrit.

Ndërsa lidhur me deklaratën që zëdhënsi i Çuçit, Rrumbullaku, bëri para publikut se krimineli Gerti Shehu nuk ka qënë informator policie, Partia Demokratike ju deklaron shqiptarëve, me përgjegjësi të plotë, se kjo dekleratë është identike me deklaratën e Ardi Veliut me datë 21 Prill të vitit 2021, sipas së cilës në makinën e trafikantit dhe kriminelit elektoral nuk u gjetën materiale elektorale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...