Kontrata 'piramidë' për shitjen e apartamenteve në Durrës të 'Yachts & Marina': 40% paguhet para ndërtimit

E mërkurë, 14 December 2022 08:34

Nga “Marrëveshja për prenotim interesi” rezulton që investitori kërkon që të mbledhë me urgjencë paratë, teksa 20% e vlerës së apartamentit duhet të paguhet 5 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes paraprake të shitjes dhe 20% deri në 3-6 muaj nga data e lejes së ndërtimit. 

 Pjesa tjetër prej 60% paguhet gradualisht nga ndërtimi i strukturës deri në përfundimin e objektit. Ndërkohë nuk jepet garancia se në përfundim do të blesh pronën sipas vend ndodhjes së prenotuar

Më 8 dhjetor kompania “Eagle Hills Real Estate Development” hapi shitjet e apartamenteve nëpërmjet kontratave të prenotimit që iu shpërndanë të interesuarve.Kompania njoftoi se apartamentet do të jenë me një deri në tre dhoma dhe do të fillojnë nga 110 mijë euro, “Marrëveshja për prenotimin e interesit” që përbehet prej 5 nenesh përcakton se nuk do të interpretohet si një marrëveshje paraprake shitblerjeje, por ekskluzivisht si një shprehje e interesit për të hyrë në listën e ngushtë të palëve të interesuara, që do të jenë të parët të ftuar për të pasur të drejtën për të nënshkruar marrëveshjen paraprake të shitjes.

Fillimisht marrëveshja parashikon që duhet të paguhet tarifa që paguhet për prenotimin e blerjes së apartamentit, që kushton 1,200 euro, ndërsa për garazhin tarifa është 500 euro. Kontrata përcakton në pikën 4.3 të saj se kjo tarifë duhet të paguhet 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe 2 orë pas hapjes së shitjeve.

Vetëm pasi paguhet tarifa e prenotimit dhe të kryhen pagesat për vlerën e buxhetit të akorduar për blerjen e apartamentit nëpërmjet mënyrës të parashikuar në kontratë të ndarë në 7 këste nëpërmjet blerësit dhe kompanisë zhvilluese do të nënshkruhet kontrata paraprake e shitjes.

Skema e pagesës së çmimit përfshin 40% të vlerës të ndarë në 3 këste që do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit, si:

-20% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes;

-10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe

– 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Pjesa tjetër prej 60% e vlerës së apartamentit do të paguhet, sipas skemës konkretisht:

-15% e vlerës para ose pas përfundimit të strukturës;

-20% të çmimit do të paguhet para ose pas vendosjes së xhamave;

-20% e çmimit të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjeve për transferimin e titullit të pronësisë së pronës;

– 5% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjes për transferimin e titullit të pronësisë së pronës.

Ndërtues në Tiranë pohuan se nëse një blerës pronoton një apartament në një subjekt që nuk ka filluar të ndërtohet e bën me synimin për të zgjedhur vendndodhjen dhe çmimin preferencial, por kjo praktikë nuk ekziston për projektin e ndërtimit të apartamenteve në Durrës mbështetur te pika 2.2 e marrëveshjes së prenotimit të interesit. “Planimetria e kateve dhe/ose planimetria e pronave referuar në këtë marrëveshje janë vetëm për qëllime indikative dhe ilustruese, pasi këto planimetri nuk janë përfundimtare dhe janë subjekt i ndryshimeve”, citohet në kontratë.

Në kontratë thuhet se brenda 30 ditëve nga ftesa e investitorit strategjik, pala e Interesuar duhet të lidhë marrëveshjen paraprake të shitjes e cila do të jetë në thelb në formatin e bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje për Prenotimin e Interesit.

Në bazë të dokumentit në rast se pala e Interesuar nuk arrin të nënshkruajë marrëveshjen paraprake të shitjes brenda periudhës kohore të Marrëveshje për Prenotim Interesi specifikuar në nenin e mëparshëm, ose nuk paguan sipas afateve vlerën e buxhetit dakorduar në përputhje me Marrëveshjen Paraprake Shitjes, atëherë kjo marrëveshje për prenotimin e interesit do të konsiderohet e zgjidhur me efekt të menjëhershëm, të drejtat e palës së interesuar sipas kësaj marrëveshje pushojnë së ekzistuari dhe investitori strategjik do të ketë të drejtë të mbajë tarifën e prenotimit.

 

“Durrës Yachts & Marina” është një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku) dhe po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Si investitore kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

https://www.monitor.al/investime-ne-parajsen-e-portit-te-durresit-kompanise-i-falen-taksat-apartamentet-do-i-shese-ne-ajer-fut-sa-investitore-te-doje/

Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes do të variojnë midis 1500-2000 euro/m2, por duke qenë se skema funksionon në bazë të ofertës së investitorëve që duan të blejnë apartamente çmimi edhe mund të rritet.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Por, Kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të fusin bashkë financues të tjerë. Kompania rezulton ndërkohë se po gjen rrugën më të shpejtë për sigurimin e të ardhurave, duke shitur apartamentet që në ajër.

Disa nene të “Marrëveshjes së Prenotimit të Interesit”

2.1 Pala e Interesuar shpreh interesin e saj për:

2.1.1 Apartamenti nr. [https://www.monitor.al/zbardhet-marreveshja-piramide-per-shitjen-e-apartamenteve-ne-durres-yachts-40-e-pageses-para-lejes-se-ndertimity/

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...