Superskandali i korrupsionit në doganën e Durrësit përfshin edhe skanerin e kontrollit të mallrave: 50, jo 5 mijë për tre

E mërkurë, 14 December 2022 08:37

Por, skaneri në portin e Durrësit nuk fut ujë vetëm në kokainën e fshehur në arkat me banane, të cilat nuk zbulohen, pasi për çdo deklaratë doganore duhet paguar ryshfeti. Në videon që “News 24” disponon, shihet doganieri i skanerit Elton Hamzai, i cili e orienton subjektin që bën procedurën e skanerit se ku të lejë bakshishin. Biseda është aq e lirshme sa kuptohet se kemi të bëjmë me një sjellje normale, ku subjektet private duhet të paguajnë haraçin për të kaluar mallrat në doganë, si në import ashtu dhe në eksport.

Qytetari: Për atë “Fusion” që iku.

Doganieri i skanerit

Elton Hamzai: “Fusion”?

Qytetari: Po (i jep lekët).

Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Hë mo, leje aty po hë. A mbaroi?

Qytetari: Po, po mbaroi. Mirupafshim!

Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Kalofsh mirë!

Qeveria dhe Ministria e Financave mburren me këtë pajisje dhe qytetarët e paguajnë shtrenjtë shërbimin e skanerit, por marrja haptazi e parave tregon se si kjo procedurë nuk është aq e sigurt. Një gjë e tillë u faktua edhe disa javë më parë, kur u zbulua se me kontejnerët e “Banaking” kishin kaluar me dhjetëra kilogramë kokainë dhe skaneri nuk i kishte zbuluar edhe pse ngarkesa kishte kaluar në rrezet X. Ndërkohë, familjariteti me korrupsionin në doganë është aq i fortë sa doganierët bëjnë pazare për ryshfetin si njësi dhe jo si individ. Kështu në një material tjetër doganierët Ermir Hazizaj dhe Emir Ibro i thonë subjektit që ryshfeti i dhënë nuk mjaftohen dhe se duhen para të tjera. Por, më skandalozja është se i gjithë dialogu bëhet në sy të doganierëve të tjerë, të cilët qeshin me bisedën.

Doganier Ermir Hazizaj: 50…

Qytetari: Nuk e dija tamam.

Doganier Ermir Ibro: 5 mijë lekë për një.

Qytetari: Ok, se flasim se nuk e dija.

“News 24” do të publikojë prova të tjera me zë dhe me figurë të korrupsionit në dogana, ku përveç marrjes së ryshfetit cenohet rëndë siguria kombëtarë me lënien e plumbçeve të sigurisë me të cilat vulosen rimorkiot e kamionëve në dorë të subjekteve private. Ndërkohë dy ditë më parë një investigim i punës në doganën e Durrësit ka vërtetuar katërçipërisht korrupsionin kapilar në dogana. Sipas një video të fshehtë të siguruar nga “News 24” duken qartë pamjet e disa rasteve të marrjes së ryshfetit të pastër në portin e Durrësit, ku përveç korrupsionit flagrant cenohet siguria kombëtare dhe interesat e ligjshëm të shtetit, duke i lënë në duart e subjekteve private vulat zyrtare. Për t’u nënvizuar është se të gjitha rastet e marrjes së ryshfetit bëhen nëpër zyra dhe sportele doganore, nën monitorimin e qindra kamerave të sigurisë, por të pashqetësuar doganierët marrin haptas paratë. Në rrjetin e ryshfetit të zbuluar dy ditë më parë janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj vëllai i Dritan Palnikaj ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i Kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...