Berisha: Anëtarësia e PS nuk ka zë, aty vendos droga, krimi dhe bandat

E Enjte, 15 December 2022 15:16

 

Kryeari demokrat, Sali Berisha, vlerësoi primaret në PD, duke thënë se ‘ky është modeli më demokratik për një forcë politike dhe për një vend’. Sipas tij, anëtarësia e PS nuk ka zë, pasi aty vendosin bandat.

“Ky model nuk zbatohet në shumë forca politike, por ata që e kanë zbatuar, kanë vendosur standardet më të larta të demokracisë dhe përfaqësimit në partitë e tyre. Ndaj dhe ne jemi shumë krenarë me ju, me të gjithë ata që morën pjesë në garë, me të gjithë drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët që kompletuan këtë proces. Ne dëshmuam para shqiptarëve përkushtimin e plotë për dinjitetin e tyre, për votën e tyre, për vullnetin e lirë.

 

Nëse hidhet sytë në krahun tjetër, që mediat po e quajnë rëndom shpella, aty gëlon ryshfeti, gëlon pengmarrja, aty përcaktojnë droga, krimi dhe bandat.

Anëtarësia e PS nuk ka asnjë thënie, asnjë zë te qeveritarët e saj. Ata nuk përfaqësojnë më anëtarësinë, ata përfaqësojnë vetëm sektin e rilindjes, që është një sekt fund e krye antishqiptar.

Një sekt, një përzierje e klaneve të drogës, klaneve të krimit, e aferave të mëdha korruptive kombëtare dhe ndërkombëtare.

E vërteta është se sot çdo shqiptar i pa parti, por edhe çdo socialist i ndershëm, si ai që thotë se nuk u besova veshëve që është hequr vota për zgjedhjet e kryetarëve të degëve.

Çdo socialist që e konsideron dinjitetin, dinjitet, përfaqësimin, përfaqësim është shumë herë më afër jush. Shumë herë më afër secilit prej jush, sesa me kandidatët e socialistëve,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...