Berisha sulmon Erion Veliajn: Kryetari i betonit ka shumëfishuar taksat

E Enjte, 15 December 2022 15:17

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal në fjalën e tij përpara fituesve të primareve te situata në Tiranë.

“Unë mund të rikujtoj këtu, vetëm kryetarin e betonit të Tiranës.

 

Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari.

 

Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka në gen detyrimin për arsimin falas. Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët. Me taksa ekstra.

Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë më të lartë sesa kostoja me të cilën ndërton shkolla PNUD-i i OKB-së në Tiranë, me paratë e donatorëve,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...