'Kjo punë u krye, është Kondili'/ Gazetarja zbardh SMS-në që alarmoi Yuri Kim, shkoi urgjent në KLP

Saturday, 17 December 2022 08:44
 
 
 

Gazetarja Anduena Llabani tha në Çim Peka Live se një SMS që qarkulloi mes anëtarëve të KLP, gjatë kohës që po zhvilloheshin intervistat me tre kandidatët për kryetar të SPAK, vuri në lëvizje ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. 

Llabani tha se pas kësaj SMS-je, Kim shkoi në seancën e KLP-së për të treguar se procesin do ta merrte ajo në dorë. 

Sipas saj, ka patur trysni të jashtëzakonshme ndaj anëtarëve të KLP edhe gjatë votimit. 
 

Anduena Llabani: Yuri Kim u shfaq me truprojat e saj dhe të gjithë u shtangën. Ka qenë e papritur edhe për anëtarët e KLP. Unë kam SMS-të që kanë qarkulluar brenda KLP ku thuhej se: "Kjo punë u krye, është Kondili". Dhe kjo ka qenë arsyeja pse zonja ambasadore ka qenë prezente vetë, edhe për t'i treguar Këshillit që këtë do ta marr unë në dorë. SMS-të qarkullonin deri në momentin që ka qenë zoti Dumani në intervistë. Në kohën kur është marrë një pushim prej 20 minutash nga ky Këshill... Ka qenë një trysni e jashtëzakonshme gjatë votimit. Pse gjithë kjo trysni? Pse gjithë kjo trysni për Dumanin? Dumani është një njeri që çon në akuzë, Dumani nuk dënon, nuk jep dënime përfundimtare. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...