Kreu i ri i SPAK, Meta: Reforma është kthyer në ‘Ramaformë'! Të hetohen aferat korruptive

Saturday, 17 December 2022 22:30

Meta deklaroi se sipas reformës në Drejtësi kreu i SPAK ka një rol drejtues procedural dhe se për këtë çështje ka pasur shumë ‘tifozeri’, ndërsa shtoi se reforma prej shumë kohësh është kthyer në një “Rama-formë”.

 
 I pyetur për përplasjen e kryeministrit Rama me ambasadoren Kim dhe ndikimin në garën për kreun e SPAK, Meta u shpreh se është diçka që nuk ka hapësirë për komente pasi qytetarët duan një hetim për gjithë skandalet në vend duke nisur nga thyerja e embargos me Rusinë te porti i Durrësit dhe investigimi i korrupsionit sistemik në dogana.

“Nuk kam asnjë koment për këtë zgjedhje, aq më tepër që sipas reformës në drejtësi drejtuesi i SPAK ka një rol procedurial drejtues dhe njëkohësisht ka patur kaq shumë debate dhe tifozeri për këtë çështje. Në gjykimin tim jo vetëm si kreu i PL-së për shkak të pozitave që kam pasur në të kaluarën kjo reformë prej kohësh është kthyer në një “Rama-formë” në tërësinë e vetë dhe nuk më zgjon ndonjë emocion të veçantë pasi kriza e mungesës së rezultateve sa i takon funksionimit të shtetit të se drejtës nuk mund të fshihet për shkak të atmosferave që krijohen që nuk na heqin vëmendjen nga thelbi i problemit. Në këto 6 vite Shqipëria ka rënë mbi 20 vende sa i takon indeksit të korrupsionit sipas Parlamentit Evropian. Shqiptarët sot renditen si populli me të ardhurat më të ulëta në kontinent krahasuar më gjithë fqinjët tanë. Kjo është për arsye se korrupsioni është në nivelin më të lartë jo vetëm në rajon.

Nuk kam se çfarë komenti të bëj për çështjen e ambasadores pasi nuk ka hapësirë për komente, do donim një hetim për çështjen e kontrabandës që kanë lajmëruar mediat malazeze duke thyer embargon e BE dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar ndaj Rusisë apo të shihnim ndonjë iniciativë për portin e Durrësit apo skandalet që dalin përditë në lidhje me korrupsionin sistemik në dogana e shumë fakte të tjera”, u shpreh Meta
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...