Gazeta e madhe amerikane: Soros shpenzoi 40 mln dollarë për zgjedhjen e prokurorëve majtistë

Hënë, 23 Janar 2023 21:52

Pas investimit të mbi 40 milion dollarëve në këtë projekt, prokurorët e mbështetur nga Soros (dhe aleatët e tyre ideologjikë) tani përfaqësojnë të paktën një të pestën e amerikanëve. 

 Këta 40 milion dollarë janë vetëm një pikë në kovën prej 32 miliardësh që financon perandorinë e tij politike. Por, duke u përqendruar në gara kyç lokale, Soros ka një ndikim të madh në jetën e njerëzve.
 
 

Përmbysja e legjislaturave dhe sfidimi i ligjit është më e guximshme se thjesht zgjedhja e një personi që refuzon të vërë në zbatim ligjin. Në shumë raste, prokurorët e Sorosit refuzojnë të përndjekin çështje, rrëzojnë akuzat ose bëjnë marrëveshje të buta për pranim faji – duke anashkaluar ligjet.

Kaq të tmerrshme janë veprimet e prokurorëve të Sorosit, saqë për herë të parë në histori janë bërë emra të njohur, si në rastin e prokurores së St. Louis, Kim Gardner, e cila bëri bujë me padinë kundër çiftit McCloskey për mbrojtjen e shtëpisë së tyre përballë protestuesve BLM; apo rasti i prokurores së Chicagos, Kim Foxx, e njohur për rolin e saj në përpjekjet për të mbuluar krimin e urrejtjes së aktorit Jussie Smollett, i cili inskenoi një sulm kundër tij nga dy afro-amerikanë; si dhe tashmë prokurori i shkarkuar i San Franciscos, Chesa Boudin, bir i dy radikalëve të viteve ’60, i rritur nga terroristi Bill Ayers e që efektivisht legalizoi grabitjen e dyqaneve në qytet.

Bëmat e prokurorëve të Sorosit mund të mbushin vëllime të tëra, por ja disa nga rastet kryesore:

- Dhjetë ditë pas marrjes së detyrës, Prokurori i Portlandit, Mike Schmidt (i mbështetur me 320,000 dollarë nga Soros) njoftoi se ai do të refuzonte të përndiqte penalisht protestuesit e dhunshëm në verën e vitit 2020, madje i mbrojti ata. Edhe pse trazirat janë krim, ai nuk i ndjek penalisht ato raste.

Ai refuzon të ndjekë penalisht edhe individët që “ndërhyjnë në detyrën e oficerëve civilë, sjellje të papranueshme të gradës së dytë, hyrje pa leje të gradës së parë e të dytë në pronën e tjetrit, arratisje të gradës së tretë, ngacmim dhe trazira kur nuk shoqërohen me një akuzë më vete”.

- Larry Krasner i Filadelfias (rreth 1.5 milion dollarë nga Soros) rrëzoi akuzat për më shumë se 60% të rasteve të të shtënave me armë dhe 37% të rasteve për mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit brenda dy viteve që nga marrja e detyrës më 2018. Jo rastësisht, të shtënat dhe vrasjet janë rritur që atëherë. Më 2020, Filadelfia ndoqi penalisht numrin më të ulët të rasteve të krimeve në 30 vjet – edhe pse qyteti pati 499 vrasje, më shumë se New York që ka popullsi pesë herë më të madhe. Për krahasim, ka pasur 351 vrasje vitin që ai mori detyrën. Qyteti pati një rekord 562 vrasjesh në vitin 2021 dhe një rënie të lehtë në 516 më 2022, ende shumë më e lartë se shifra kur ai mori detyrën.

- Soros shpenzoi 275,000 dollarë në Kaliforni për Diana Becton në Contra Costa County, e cila u zgjodh nga një bord mbikëqyrësish për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të paraardhësit të saj, i cili u dënua për dëshmi të rreme. Një pjesë e procesit të përzgjedhjes për të plotësuar vendin vakant përfshiu një pyetësor në të cilin Becton vazhdimisht u përgjigj me ide të vjedhura, përfshirë citime nga Martin Luther King Jr., me shpresën se nuk do të vihej re. Gjithsesi, tre nga pesë anëtarët e bordit e zgjodhën atë dhe më vonë ajo fitoi zgjedhjet për prokurore qarku më 2018. Becton nuk kishte shërbyer kurrë më parë si prokurore. Ndër krimet që Becton nuk do të ndjekë penalisht: Shkarravinat murale, përveç rasteve kur ato fyejnë ndjeshmërinë e saj politike. Pasi një çift u dyshua se pikturoi mbi një murale të Black Lives Matter, ajo ngriti tre akuza kundër tyre, përfshirë shkeljen e të drejtave civile (akuzë për krim urrejtjeje), vandalizëm dhe posedim të mjeteve për të kryer vandalizëm.

- Soros mbështeti Aramis Ayala të bëhej prokuror shteti për në Orlando për Gjykatën e Nëntë të Qarkut Gjyqësor në Florida, duke dhuruar 1.4 milion dollarë. Në vend të krimeve të vërteta, Ayala ka tentuar të ndëshkojë kriminelë si fëmijë kopshtesh, duke iu dhënë pezullime prej të rriturish e duke ua hequr akuzat në këmbim të shikimit të një video edukative rreth rezistencës ndaj krimeve dhe rreziqeve që lidhen me shkeljen e ligjit. Si për ironi, pikërisht ky ushtrim u mëson atyre se nuk ka shumë rreziqe që vijnë nga shkelja e ligjit.

Dështime politike që vrasin

Nëse filozofia e policimit progresiv do të funksiononte vërtet siç reklamohet, se largimi i vëmendjes nga krimet e lehta do të zvogëlonte krimet më të rënda, nuk do të kishim parë valën e krimit në shkallë vendi që nisi më 2020 e vazhdon edhe sot, dhe nuk do të ishte veçanërisht e theksuar pikërisht në ato qytete që ndjekin këtë filozofi.

Soros ka shpenzuar miliona për të mbështetur këto filozofi ekstreme të drejtësisë penale, por as ai – dhe as prokurorët që ai ka mbështetur – nuk janë penduar për rritjen e krimeve kundër pronës, prishjes sp rendit apo edhe numrit të vrasjeve.

Numri i të rinjve, veçanërisht të rinjtë zezakë dhe hispanikë, të vrarë në qytete si Çikago, Filadelfia dhe Baltimorë në vitet që nga hyrja në fuqi e ligjeve të “mosfinancimit të policisë”, “lirim pa dorëzani”, dhe “rritje moshe” ka kapur majat. A kanë ndopak turp?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...