Thellohet SKANDALI/ Rama nën hetim në SHBA, miku i tij nuk raportoi te FBI vizitën në Shqipëri, mori 225 mijë dollarë nga...

Hënë, 23 Janar 2023 21:56
Një ish-zyrtar i lartë i FBI është vënë nën pranga në SHBA, pasi akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus, në dhunim të sanksioneve amerikane.

Charles McGonigal, i njohur si mik i Edi Ramës, fakt i pranuar edhe nga kryeministri shqiptar, dyshohet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska.

 
 
 

Por skandali është shumë më i rëndë. Sipas Associated Press, ai akuzohet për një tjetër akuzë, se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës së një vendi të huaj.

 
 

Këtë herë bëhet fjalë për Shqipërinë.

"Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse gauckë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

Zoti McGonigal duhet të kishte raportuar në FBI kontaktet me zyrtarë të huaj, por prokurorët thonë se ai i pati fshehur këto nga punëdhënësi, ndërsa vazhdonte me udhëtime pune dhe ndërkombëtare që e vendosën në konflikt interesi me detyrat e tij si oficer i zbatimit të ligjit," raporton Associated Press.

Vetë Edi Rama e ka pranuar publikisht se e ka mik të ngushtë ish-zyrtarin e FBI.

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme”, pati deklaruar Rama në shtator të vitit të kaluar.

Modifikuar më Tuesday, 24 Janar 2023 17:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...