Thellohet SKANDALI/ Prokurorët e SHBA: Rama u takua 4 herë me McGonigal, vizitat nuk u raportuan te FBI

Tuesday, 24 Janar 2023 09:29

 

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka publikuar akuzën e plotë ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal. Ndaj tij rëndojnë plot 9 akuza vetëm për rastin e marrjes së një ryshfeti prej 225 mijë dollarësh nga zyrtarët shqiptarët.

Ndërkohë në padinë tjetër, McGonigal akuzohet edhe se ka bashkëpunuar me një oligark rus, të quajtur Oleg Deripaska.


Në dosjen e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, del në pah edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, çka tregon se ai është hetuar nga autoritetet amerikane.

Sipas prokurorëve amerikane, McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë nga një shtetas shqiptar, i natyralizuar si amerikan. Sipas të dhënave që jepen në vendim, por pa treguar emrin, ky shtetas rezulton të jetë shqiptari Agron Neza.

Kurse shtetasi tjetër shqiptar, me të cilin ka bashkëpunuar McGonigal është një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat energjie kinez. Ai vepron si këshilltar informal i Ramës, duke përdorur pasaportë dhe email të qeverisë shqiptare. Në dosje thuhet se ai ka qenë zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Sipas këtyre informacioneve, ai rezulton të jetë Dorian Duçka. Ky i fundit kishte marrëdhënie biznesi me Nezën.

Hetimet kanë zbuluar se McGonigal është takuar të paktën katër herë me kryeministrin shqiptar.

Më 9 shtator 2017, ai u takua me kryeministrin shqiptar për herë të parë dhe i paraqiti dokumente të FBI.

Pas shtatorit, ai mbajti një marrëdhënie në vazhdim me kryeministrin Edi Rama, thuhet në dosje, edhe pse te FBI nuk raportoi asgjë për vizitat dhe takimet.

Më 20 nëntor 2017, i akuzuari u takua sërish me kryeministrin e Shqipërisë.

Në dhjetor të vitit 2017, McGonigal ishte për darkë në Nju Jork me kryeministrin e Shqipërisë.

Më 4 mars 2018, McGonigal ishte për darkë në Uashington mes të tjerash me kryeministrin shqiptar dhe një ish-agjent special të FBI.

Duke i mbledhur në total të gjithë akuzat që ngrihen ndaj mikut të Edi Ramës, qoftë për rastin rus, qoftë për atë shqiptar, ai rrezikon 80 vite burg.

Kryeministri shqiptar e ka pranuar se e ka mik ish-zyrtarin e kundërzbulimit të FBI.

 

Modifikuar më E mërkurë, 25 Janar 2023 12:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...