Berisha: Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës! Nuk ka alternativë tjetër!

E Enjte, 26 Janar 2023 19:43
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen e menjëhershme, pas zbulimit të skandalit me ish-shefin e FBI, Charles McGonigal. 

 

Gjatë një konference urgjente për mediat, Berisha tha se opozita ka hyrë në betejën finale me Edi Ramën, duke paralajmëruar nisjen e protestave. 

 

Ai i kërkoi Edi Ramës në mënyrë të prerë largimin nga pushteti. 

 

"Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit", u shpreh Berisha. 

Sipas dosjes hetimore të FBI, Edi Rama akuzohet se ka paguar 225 mijë dollarë ish-shefin e kundërzbulimit të FBI në New York, Charles McGonigal, i cili gjithashtu është vënë nën hetim nga drejtësia amerikane edhe për lidhje me oligarkët e Vladimir Putin, të cilët i favorizoi duke iu hequr sanskionet amerikane. 

McGonigal, kundrejt pagesave nga Edi Rama, kishte për qëllim të godiste përmes lobimit korruptiv në SHBA, Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...