Gazetarja amerikane ironizon Ramën: Ndryshoi mendje për McGonigal

Hënë, 30 Janar 2023 10:51

 

Skandali Rama-McGonigal ka qenë çështja që ka ngritur më tepër interes për zbardhjen e detajeve nga mediat dhe gazetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi edhe gazetarja amerikane Miranda Devine e ‘New York Post’ ka ironizuar ndryshimet e vazhdueshme të qëndrimeve nga kryeministri Edi Rama sa i përket marrëdhënieve me Charles Mcgonigal.

 

Devine ka publikuar një status në Twitter, ku ka linkuar dhe marrë si referencë lajmin e publikuar në Syri.net dhe shkruan se Rama ka ndryshuar mendje pas arrestimit

 

“Video tregon kryeministrin shqiptar Edi Rama nën presion për marrëdhënien e tij me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI të dyshuar për korrupsion. Ai ka ndryshuar mendjen e tij për natyrën e marrëdhënies që nga arrestimi i McGonigal në Nju Jork”, shkruan Devine në Twitter.

Ndërkohë që videoja e publikuar në Syri.net, e marrë si referencë nga gazetarja e ‘New York Post’, tregon dy qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në konferencat për shtyp, ku në muajin shtator deklaronte se e kishte mik, ndërsa sot përpiqet që të zhbëjë miqësinë, video e cila është publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

 

Miranda Devine është gazetare e mirënjohur në SHBA si punonjëse e ‘New York Post’, e cila ka ndjekur nga afër çështjen e McGonigal si dhe më herët ka zbuluar skandale të Hunter Biden, djalit të ish-presidentit Joe Biden.

Modifikuar më Hënë, 30 Janar 2023 10:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...