Këlliçi, takim me banorët e njësisë 2: Fitore e padiskutueshme më 14 maj!

Hënë, 30 Janar 2023 11:00

Kandidati i PD në Tiranë, Belind Këlliçi takoi banorët e njësisë nr. 2 në kryeqytet, ku theksoi se në zgjedhjet e 14 majit fitorja do të jetë e padiskutueshme.  Ai i bëri thirrje banorëve të mos bien pre e propagandës së kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa dëgjoi nga afër shqetësimet  e tyre që lidhen me trafikun, taksat dhe  varfërinë  e shtuar.

 
 

Në vijim të turit të takimeve në terren, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ndal  në njësinë nr. 2 në kryeqytet, nga ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet e përditshme të qytetarëve.  Ai i ftoi banorët ta bëjnë vetë krahasimin mes asaj që propagandon kryebashkiaku Erion Veliaj dhe situatës reale me të cilën përballen, teksa theksoi se me 14 maj fitorja do të jetë e padiskutueshme

 

Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt i ka dalë boja, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës.  Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit, banorët shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre në lidhje e administratën e ardhshme të bashkisë.

 

Më herët, Këlliçi ka zhvilluar takime edhe në njësitë e tjera në Tiranë, ku ka dëgjuar problemet e qytetarëve dhe u ka shpalosur alternativën e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...