Berisha: Në 11 shkurt, protesta më e madhe që ka njohur vendi, Shqipëria po zien!

Tuesday, 07 February 2023 08:39
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se protesta e 11 shkurtit do të jetë më e madhja ndonjëherë që është mbajtur në vend. 

Në "Çim Peka Live", Berisha u shpreh se Shqipëria po zien në të katër anët. 

 

Lideri i opozitës tha se revoltë kundër Edi Ramës ka edhe në Tiranë. 

Kreu i PD shtoi më tej se çdo ditë e më shumë që Edi Rama qëndron në pushtet, aq më shumë dëmtohen marrëdhëniet me SHBA. 

"Në 11 shkurt do të ndodhë protesta më e madhe që ka njohur vendi ndonjëherë. Shqipëria po zien në të katër anët, Tirana po zien. Revolta shpirtërore ka arritur në nivelet më larta. Shqiptarët janë të ndërgjegjësuar se çfarë përfaqëson Edi Rama, çfarë turpi kombëtar, çfarë qeveritari anti-shqiptar është ky njeri që për pushtetin e vet nuk njeh asnjë normë, asnjë kufi. Me këtë që ka bërë është një barrë e rëndë sot edhe në marrëdhëniet me SHBA. Korruptimi i McGonigal është një akt i hapur armiqësor ndaj tyre. Këto marrëdhënie çdo ditë që mbahet Edi Rama në pushtet ftohen edhe më shumë. Largimi i tij në një farë mënyre është mesazh që Shqipëria dhe shqiptarët u dërgojnë që kjo ndodhi, siç ndodhi një McGonigal tek ju, ndodhi edhe tek ne një tradhtar, një i pafytyrë, por ne e hoqëm atë", u shpreh Berisha. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...