Berisha: PD do hyjë në zgjedhjet e 14 majit me logon e saj, Rama do rrëzohet!

Tuesday, 07 February 2023 08:42
 
 
 

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Berisha theksoi në "Çim Peka Live" në Syri Tv se ka përpjekje nga Edi Rama për të përjashtuar partinë kryesore të opozitës nga zgjedhjet vendore, me metoda anti-kushtetuese dhe antil-igjore. 

 
 
 

Por Berisha dha garanci se Edi Rama do të largohet nga pushtet pas shpërthimit të skandalit "McGonigal". 

"Ka edhe një motiv më të madh, motivi i mbrojtjes së pluralizimit. Edi Rama përpiqet të përjashtojë nga zgjedhjet Partinë Demokratike në mënyrë më antikushtetuese, më antiligjore, ne kemi vendimin e gjykatës, ky nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive të vendimit që është automatik. A është e gatshme PD të mos hyjë në zgjedhje? Jo. PD do të hyjë në zgjedhje me Kushtetutë dhe me ligj. Edi Rama do të ikë. Nuk mundet kush të na pengojë. Kemi vendimin e Gjykatës, nuk zhbëhet vendimi i Gjykatës. Fillojnë protestat të cilat përfundojnë me largimin e tij. 

Në zgjedhje me një logo tjetër? Kurrë. Ne do marrim pjesë. Do rrëzojmë Edi Ramën përpara. Nëse Rama mendon se mund të na përjashtojë zgjedhjet nga këto, atëherë do përdorim çdo mjet për rrëzimin e tij. Nuk mund të shuhet PD pse do një kriminel, një njeri që hakmerret për etërit e tij", u shpreh Berisha.  

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...