Ai tha se afera është e madhe dhe implikon Edi Ramën direkt.
"Lekët ku janë gjetur? E di? Te dashnorja. I kishte lënë te dollapi Gon Neza. E shikoni ku na shkojnë lekët ne? Te dashnorja e McGonigal. Ju thoni mori në qafë Amerikën, ai na mori në qafë ne, se ato lekët janë të taksapaguesve shqiptarë", u shpreh Shkullaku.
Duke iu referuar artikullit bombastik të Washington Examiner, Shkullaku tha se në media për herë të parë artikulohet se McGonigal ka marrë para nga Edi Rama për të çuar përpara interesat e tij.
"McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar. McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë", citoi ai, duke shtuar: "Kjo është e re për mua, e ky shkrim".