Berisha: SHBA po heton Ramën, i kanë marrë çdo komunikim e dokument që nga 2017 e deri sot

Hënë, 13 February 2023 21:41

Në Top Story me Grida Dumën, Berisha tha se Rama nuk është thirrur për të dhënë dëshmi sepse prokurorët amerikanë kanë marrë komunikimet dhe dokumentet prej vitit 2017 e këtej. 

"Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik",u shpreh Berisha. 

Pjesë nga intervista

 
 

Grida Duma: Si ndiheni që riktheheni në PD për të bërë një betejë nga e para kur ndërkombëtarët nuk janë karta e fortë e PD-së?
Sali Berisha:
 Ajo që mund t’ju garantoj është se gjithçka ka pikënisje, në këtë rast idealet e njeriut. Unë po ecja drejt mbylljes së plotë të kapitujve të mi në jetën politike, kisha vendos të dorëzoja mandatin po të fitonim por ajo që ndodhi riktheu Berishën në vitet 1988-89. Unë nuk kam qenë i persekutuar kam qenë i priviligjuar, kisha një laborator modern publikoja botime në revistat ndërkombëtare, njohuritë e mija ishin historike por kishte nj problem themelor, dinjiteti njerëzor, unë pavarësisht nga këto ndryshe flisja me miqtë e mi ndryshe në kolektiv e ndryshe në familje. Ky ishte një vendim i imi kurrë për pushtet por për të fituar dinjitetin tim. Pas 33 vitesh del një burrë i nderuar kryediplomat dhe pa asnjë  dokument më lëndon dinjitetin tim dhe aty kam shkruar letrën që duhet ta mbroja atë dinjitet.

Grida Duma: Besoni që e keni thirrje e talent politikën apo disiplinë?
Sali Berisha:
 ​Politika kërkon një gjë, të mbrosh pavarësisht nga çmimi një tufë parimesh. Ai që e vendos e bën, e vendos ai që i thotë karakterit karakter. Po shkele çdo parim humbet çdo besim. Unë nga data 19 maj deri më 9 qershor vazhdova betejën i vetëm, pa kërkuar ndihmë tek asnjë njeri.

Grida Duma: A nuk është Rama në kushtet tuaja?
Sali Berisha
: Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik.

Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi. Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare.

Modifikuar më Tuesday, 14 February 2023 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...