Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, është shprehur se Departamenti i Shtetit duhet të shpallë Edi Ramën ‘non grata’.
Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV Burimi u shpreh se, Anthony Blinken duke u bazuar në artikuj të medieve shqiptare vendosi shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, pse tani që shkruajnë mediat amerikane, nuk e shpallin Edi Ramën ‘non grata’.
‘Me artikuj shtypi, Anthony Blinken, DASH e shpalli Sali Berishën, ‘non grata’. Kjo ishte deklarata e DASH, thoshte që ‘në bazë të artikujve të shtypit kemi të dhëna që Sali Berisha është i korruptuar’.
Ja ku e ka Blinkeni sot, artikullin e shtypit të vendit të tij, Ëashington Post, çfarë pret Departamenti i Shtetit të shpallë Edi Ramën ‘non grata’.
E dyta, çfarë pret drejtësia shqiptare sot, dhe ajo vetë të hapë një hetim ndaj Edi Ramës. Është e pafalshme, e pa kuptueshme. Mos dëgjoni Baton Haxhiun që po u çon në sfera të tjera. Sot debati ky është, shqiptarët duan drejtësi.
Nëse Edi Rama është i pafajshëm, ta thotë drejtësia.
Sot është një falimentim i drejtësisë shqiptare dhe i partnerëve ndërkombëtarë që kanë investuar kaq shumë në këtë reformë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.