Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas një publikimi të projektit 3D nga kryeministri Edi Rama.
Shehu thotë se Rama është duke e prezantuar si ndërtimin e një spitali të Kardiokirurgjisë brenda QSUT, por në të vërtetë, sipas deputetit, po bëhet vetëm rikonstruktim i godinës ekzistuese.
“‘Fishekzjaret’ e Rames per kardiokirurgjine! I cuditur pashe sot nje projekt ne 3 D nga Rama. Shkruante per nje “spital” te ri te Kardiokirurgjise brenda QSUT. Se pari ka nje gabim trashanik, QSUT eshte vete spital e brenda saj nuk mund te kete spitale te tjere…mund te kete Klinika, sherbime etj, te ketij lloji. Mund te kete edhe Qender te “Zemres” te perfshihje kardiologjine e kardiokirurgjine. Po spital tjeter jo dhe jo! Megjithate kjo shprehje e tij ben pjese ne propaganden gebelsiane te Rilindjes.
Sepse ne realitet ketu nuk behet fjale as per Spital e as per klinike te re. Behet fjale vetem per nje ristrukturim te Klinikes egzistuese te Kardiokirurgjise. Dhe sa per informacion kjo eshte po ajo klinike e filluar te ndertohet ne fund te viteve 80-te me inisiativen e Prof. Petrit Gace dhe qe funksionon prej fillimit te viteve 90-te. Ristrukturimi i saj, si i cdo klinike eshte nje proces ciklik i lidhur me amortizimin natyral te saj, i realizuar edhe me pare, dhe mire qe behet përsëri
Pra ketu kemi te bejme thjesht me propagande. Kur Kryeministri duhet te shpjegoje pse shpesh nderpritet puna e kardiologjise, kardikirurgjise per mungesa te materialeve si oksigjenatore, stenta etj. Pse ne mjekimin e shume patologjive vaskulare, vecanerisht cerebrale, ne QSUT nuk ofrohen metoda mini invazive per shpetimin e jeteve. Dhe meqe jemi te mungesat, si eshte e mundur qe ne Shqiperi nuk realizohen procedura “Brachiterapie” per tumoret, te domosdoshme keto?!
Ne fakt ka me qindra te tilla probleme e mungesa thelbesore e jetike. Qe detyrojne qytetaret te shkojne te private ose jashte vendit, duke paguar dhjetra mijra euro nga xhepi. Keto te na thote Kryeministri e jo te beje propagande fallco ne 3D”, deklaron deputeti.