‘Qeveria blen SPAK-un’/ Berisha denoncon: Balluku bën drejtoreshë gruan e prokurorit Nakuçi

E mërkurë, 15 February 2023 13:28

POSTIMI I PLOTE

 
 

Balluku me SMS i ka komunikuar drejtorit të bëjë drejtoreshë Amarilda Nakuçin (gruan e prokurorit) edhe pse nuk i plotëson kriteret, se i duhet të mbyllë dosjet në SPAK.

 
 

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

***********

Përshëndetje zoti Berisha!

Qeveria Rama ka blerë SPAK-un, prokurorit Eneid Nakuçi i bënë gruan drejtoreshë në AAC, ajo në kundërshtim me ligjin nuk plotëson kriteret.

Ne Aviacionin Civil po ndodhin skandale.

U hoq institucioni nga Shërbimi Civil dhe janë emëruar drejtore personat e mëposhtëm për qoka partie, pa asnjë background profesional:

1-Gruaja e prokurorit - Amarilda Nakuçi.

2-Motra e Dallëndyshe Bicit (një motër e ka të kallëzuar në SPAK për rrugën Kardhiq-Delvinë).

3-Aida Pipiko - e kallëzuar në SPAK dhe nën hetim për 5 milionë euro dëm në AAC.

4-Edlira Lici - kryetare e koncesionit të aeroportit të Vlorës.

5 Gruaja e Ergys Verdhos, drejtorit të KESH - drejtoreshë për shtypin.

Ministrja Balluku me SMS i ka komunikuar drejtorit të bëjë drejtoreshë Amarilda Nakuçin (gruan e prokurorit) edhe pse nuk i plotëson kriteret, se i duhet të mbyllë dosjet në SPAK. Dosjen ia mbyll burri!! Hahaha. SMS-te jane ne telefonin e Edlira Licit.

VKM-ja për miratimin e strukturës nuk është bërë publike, mbahet sekret.

Login to post comments