‘Tirana e të gjithëve’/ Këlliçi në rrugën Petro Nini: Takohen veriu, jugu e Shqipëria e Mesme

E mërkurë, 15 February 2023 14:20

 

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka vijuar me turin e dëgjimit, ku është ndalur në rrugën ‘Petron Nini’.

‘Kjo është Tirana e të gjithë shqiptarëve, e larmishme në tradita dhe zakone. Japim e marrim me njëri-tjetrin dhe përpara problemeve të qytetit jemi të gjithë njëlloj’, shkruan Këlliçi në Facebook.

 

Postimi i plotë:

Kjo është Tirana e të gjithë shqiptarëve, e larmishme në tradita dhe zakone. Si kudo në kryeqytet, edhe në rrugën "Petro Nini Luarasi" takohen veriu, jugu e Shqipëria e Mesme. Japim e marrim me njëri-tjetrin dhe përpara problemeve të qytetit jemi të gjithë njëlloj. Ka vetëm një realitet në Tiranë dhe atë do ta ndryshojmë bashkërisht me punë!

Login to post comments