I ftuar në emisionin Kafe Shqeto te SYRI TV sot, Shehu tha:
Sot nga parlamenti janë përjashtuar një numër i madh deputetë të opozitës. Nuk do të jenë. Pse?! Sepse thuhet se do të vijë Rama sot dhe duhet të ketë “fushën e lirë” që të mos ketë deputetë të opozitës brenda parlamentit shqiptar, që opozitën brenda parlamentit ta zgjedhë Rama.
Njerëzit do të jenë rreth e qark, e gjykojnë ata, e vendosin ata se si do të veprohet, pra, do të jetë një prezencë protestuesish, masë njerëzish, deputetë të PD pikërisht para parlamentit për të shprehur këto indinjata të thella dhe për të dënuar këto veprime absurde që po bëhen me parlametarizmin shqiptar duke e shkatërruar atë. Ky është një proces që ka filluar, një lëvizje popullore, që do të vazhdojë, do të vazhdojë në rritje , e sotmja dhe kështu do të jenë edhe të tjerat në ditët në vazhdim.
Dua të theksoj se PD është parti demokratike, e cila që ka zbatuar gjithmonë metoda demokratike, dhe në momentet më të vështira të jetës së saj, siç ka qenë 1997-a, siç ka qenë shkurti 1991. Gjithmonë PD –ja ka fituar me metoda demokratike,” theksoi Tritan Shehu.