‘Lista e zezë’/ Gazeta 'New York Post': McGonigal punoi kundër Berishës, ai u godit me statusin non-grata

E Enjte, 16 February 2023 09:53

Bëhet fjalë për gazetën ‘New York Post’.

Në një shkrim të gazetares së njohur, Miranda Devine, thuhet se McGonigal kishte një listë të zezë me politikanë opozitarë, të cilët duheshin goditur.
 

Gazetarja shkruan se në këtë listë ishte edhe Sali Berisha, i cili u godit me statusin non-grata në SHBA.

 

“Rreth një duzinë politikanë të opozitës, ose njerëz të biznesit që mbështesin partinë opozitare, u shtuan në ‘listën e zezë’ të McGonigal.

Këtu përfshihej edhe ish-lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili u godit me statusin non-grata dhe iu ndalua të udhëtonte në SHBA nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Fundjavën e kaluar, skandali i McGonigal luajti një rol kryesor në një protestë antiqeveritare në Shqipëri, përpara ndërtesës kryesore të qeverisë, ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit për korrupsion të dyshuar për shkak të takimeve të tij me McGonigal.

Pankartat me emrin e ish-agjentit të FBI-së ishin të kudogjendura,” shkruan gazetarja.

Login to post comments