Kujtojmë se paralelisht me seancën plenare në Kuvend po mbahet një protestë. Para protestuesve kanë folur deputetët Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Pas tyre ndodhet një ekran i vendosur ku po ndiqet se çfarë po ndodh në seancën plenare.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga selia blu. Ai duket se është nisur drejt protestës që po mbahet para parlamentit.