Berisha paralajmëron: Protesta jonë është forcë. Nuk ka forcë më të madhe në botë se paqja. Ne do fitojmë!

E Enjte, 16 February 2023 11:51
Kryetari demokrat, Sali Berisha, e kishte një mesazh për forcat e rendit, që të mos provokojnë protestuesit.

“Pa larguar Edi Ramën, nuk ka gjykatë, nuk ka drejtësi, nuk ka të drejta të njeriut. 

 
 

Mos i provokoni protestuesit, këta janë paqësorë. Provokimin e parë, do keni probleme serioze.

 

Asnjë provokim!

 
 

Bile shkoni dhe vendosuni aty ku është trau!

Po mbroni një bunker të krimit, po mbroni një bunker të fjalës së ndaluar, të dhunës ndaj qytetarëve.

Protesta jonë është paqësore, është revoltë, është komunikim, është forcë.

Nuk ka forcë më të madhe në botë se paqja.

Ju duhet të keni besim se forcë nuk është vetëm dhuna, por paqja. Ne do fitojmë! Revolucioni është i të gjithë shqiptarëve,” tha Berisha.

Login to post comments