Berisha: Veliaj dhe Rama kanë vjedhur 54 mln euro nga qytetarët e Tiranës

E Enjte, 16 February 2023 11:53

Ai tha se ai ka vendosur një taksë të paligjshme për arsimin, ndërkohë që po vjedh me ndërtimet e shkollave me kosto shumë të larta.

 
 
 “Nuk ka kryeministër në botë që lejon taksë antikushtetuese në territorin e vendit. Po ky e lejon se nëse te shkolla Sami Frashëri 6 milionë euro, ai ka vjedhur të paktën 5 milionë. Ai i ka ndarë me Edi Ramën. Ndaj vazhdon dhe kalon në taksa të tjera.
 
 

Po si ka mundësi që ky ditën e natën në çdo kohë, ky u vjedh qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetje, në një kohë kur kontrata e ka që do mblidhen me 11 euro nëse plehrat nuk digjen. Ka pesë vite që nuk digjet asnjë ton pleh.

 
 

Veliaj dhe Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro. Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj.

Pra, ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD-së, as për PD-në, por ky është revolucion për interesat e çdo qytetari, çdo shqiptari. Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Edi Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë.

Tani nuk guxon të duket dhe urdhëron Lindën e tij, Lindën e parlamentit të përjashtojë deputetët siç nuk ka ndodhur as në diktaturë,” tha Berisha.

Login to post comments