Në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, Bushati u shpreh se Rama nuk e bëri publik takimin me Charles McGonigal, pasi e priti këtë të fundit si kriminel dhe e pagoi për të goditur kreun e opozitës.
“Po të presësh një zyrtar të FBI-së, ti duhet të jesh krenar, e nxjerr në Facebook. Këta mbjellin një pemë dhe nxjerrin dhjetë foto në Facebook. Por e priti këtë, zyrtarin më të lartë të FBI-së që ka shkelur ndonjëherë në Shqipëri, nuk e nxorri në Facebook, se e priti si kriminel, nuk e priti si zyrtar.
E priti për t’i dhënë paratë, se duhej t’i hiqte qafe Lul Bashën. Kjo është marrëveshja e keqe, e pisët e gjithë kësaj historie”, theksoi ai.