Protestë për vrasjen barbare të Xhoit/ Berisha: Qeveria po e fsheh krimin...

Saturday, 18 February 2023 10:49

Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale.

 
 

Në lidhje me këtë çështje foli një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai tha se qeveria po fsheh krimin.

 

“Një qeveri e inkriminuar. Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Këta e fshehin krimin, por e vërteta do të dalë. Këta janë të inkriminuar fund e krye,” tha Berisha.

 

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi para pak ditësh se pas vdekjes së 22-vjeçares keniane, që punonte në një kazino në Tiranë, fshihen ministra të qeverisë Rama. Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.

“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama. Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin 'Now' në Euronews Albania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...