Edhe mediat franceze: McGonigal u rrëzua nga lakmia

Saturday, 18 February 2023 10:52
 
 
 

‘Lakmia e Charles McGonigal ishte edhe rënia e tij’. Ky është titulli i francezes “Le Monde”, e cila ka treguar se si ish-agjenti i FBI ka pasur akses ne informacionet sensitive dhe bashkëpunimi i tij me Oleg Deripaskën

Pas mediave amerikane angleze, holandeze dhe gjermane, edhe prestigjiozet franceze i kanë kushtuar tituj kryesorë skandalit të ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, i cili akuzohet për bashkëpunimin me një oligark rus.

 
 
 

Lakmia e Charles McGonigal ishte edhe rënia e tij. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja franceze ‘Le Monde’, lidhur me këtë skandal.

 
 

‘Le Monde’ shkruan se si një zyrtar i lartë i FBI, theu sanksionet e SHBA dhe bashkëpunoi me një miliarder rus.

“Niveli i informacionit sensitiv në të cilin kishte akses McGonigal dhe dyshimet mbi të në dy hetime të veçanta i ka dhënë rrugëtimit të tij drejt kësaj situate një dimension të jashtëzakonshëm”, shkruhet në artikull.

Gazeta ka cituar edhe zëvendësdrejtorin e zyrës së FBI-së në Nju Jork, Michael Driscoll,i cili ka folur si oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje dhe dhune.

Deripaska ka qenë në listën e rusëve nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018.

Agjenti special McGonigal, 54 vjeç, ka punuar për FBI-në midis 1996 dhe 2018. Gjatë dy viteve të fundit, ai ishte në krye të divizionit të kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut.

Në këtë cilësi, ai ‘mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë miliarderin Deripaska’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...