Berisha: Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit paqësor të viteve '90

Saturday, 18 February 2023 13:09

“Revolucioni ynë ishte edhe revolucion i interesit kombëtar. Në 90-ën, shqiptarët kudo që jetonin në Ballkan, jetonin të pushtuar. Në Shqipëri të pushtuar nga një regjim i egër barbar, në Kosovë nga serbët e kështu me radhë. Por ne deklaruam se ylli polar i këtij revolucioni do jetë çështja kombëtare. Natyrisht me këtë deklaratë, ne morëm zemërimin e të gjithë atyre, të cilët kishin shfrytëzuar, mbanin të pushtuar trojet shqiptare

 

Ndaj dhe e them këtu se ndër lëvizjet paqësore të këtij kombi, ky ishte revolucioni më i ndritur dhe fitimtar. 

 

Data 11 dhjetor, sheshi i Qytetit Studenti ishte plot me qytetarë. Të gjithë prisnin çfarë vendimi do të marrë plenumi i Komitetit Qendror, do pranojë ultimatumin tuaj apo jo? Do i pranojë pikat apo jo? Plenumi u mblodh. Në plenum pati anëtarë progresistë, që morën anën e studentëve, anën e pluralizmit. Por pati të tjerë që bënë thirrje hapur për tanke e armë kundër studentëve. Në krye të atyre që kërkuan tanke dhe armë ndaj jush ishte xhelati Spiro Koleka.

 
 

E përdor termin xhelat se po qe se marrim diktaturën, në njërën anë janë të përndjekurit, martirët, rezistentët, por nga anën tjetër janë xhelatët e tyre, që i çuan ata në burgje, kampe apo skuadra të pushkatimit. Ky është realiteti.

Sot mund të duket shumë i ashpër termi xhelat, por term tjetër nuk mund të ketë. Ramiz Alia iu përgjigj duke i thënë se ata kërkojnë kokën time, jo tënden Koleka. Nuk vendosën të përdorin tanket, por pranuan ultimatumin tuaj. Sot është një situatë më kritike, ose po aq kritike sa atëherë.

Pse është më kritike? Nuk mund ta mohojmë se revolucioni ynë në vitin 1990 ishte zinxhir. Diktaturat ranë njëra pas tjetrës. E vërteta ishte se për Shqipërinë ishin jo të paktë, po të shumtë ata që mendonin që të qëndrojë siç është, një muze i socializmit, një Kubë në Adriatik. E thotë shumë bukur ish-ambasadori gjerman, Verner Daum. Thotë se qeveritë tona nuk ishin dakord që të destabilizohej Shqipëria. Në revolucionin tonë atëherë, ishte vetëm një ambasador që na erdhi, ai ishte ambasadori i republikës mike të Hungarisë.

Sot ku jemi? Sot jemi në kushtet ku nuk kemi këtë kaskadë. Por a kemi sot një narkoshtet apo një monokraci, një diktaturë krimi nga më të fuqishmet dhe më të rrezikshmet që ka njohur bota ndonjëherë? 

Për fatin tonë, në 9 vite, PD u denervua, e humbi nervin Dhe mos mendoni se e kemi fituar plotësisht akoma. PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës. Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990. Ku ishim në 90-ën? Ishim në grevë urie, në marshime, në qytete e fshatra për të çuar dritën e të vërtetës. Na gjuanin me gurë, na gjuanin me dru, por vazhduam rrugën tonë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...