Berisha: Mosbindja civile, element thelbësor i revolucionit

Tuesday, 21 February 2023 11:05
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se revolucioni për të larguar qeverinë Rama do të vijojë jo vetëm me protesta paqësore, por edhe me mosbindje civile. Në mbledhjen me drejtuesit politik të qarqeve në selinë blu, Berisha, teksa iu dha direktivat për përgatitjet për protestën e 3 marsit, theksoi se vendi shpëtohet vetëm duke u bashkuar kundër mazhorancës socialiste

 
 

Në kuadër të përgatitjeve për protestën kombëtare të 3 marsit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me drejtuesit politik të qarqeve në selinë blu, ku vlerësoi protestat e organizuar gjatë kësaj kohe kundër qeverisë Rama.

 

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ky revolucion do të vijojë jo vetëm me protesta paqësore, por edhe me mosbindje civile. 

Në këtë takim nuk munguan edhe direktivat e Berishës ndaj drejtuesve politikë, të cilët, sipas tij, duhet të organizojnë takime intensive me qytetarët dhe strukturat. 

Lideri demokrat deklaroi se vendi mund të shpëtohet vetëm duke u bashkuar dhe përballur me këtë qeveri, për të cilën theksoi se është kthyer në një regjim. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...