Berisha: Edi Rama në shpenzimet për veten tejkalon disa herë diktatorin Hoxha!

Tuesday, 21 February 2023 17:14
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në shpenzimet personale tejkalon disa herë diktatorin Enver Hoxha.

Në fjalën e tij në Konventën e ‘Grupimit ‘90’, Berisha krahasoi shpenzimet e Hoxhës me Ramën duke theksuar se diktatori kishte në shtëpi 3 dynym qylyma, por kryeministri në aferën e fundit ka shpenzuar 4 milionë euro me instalacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, për të blerë deklarata, për të blerë mbështetje, me paratë e atyre që ikin dhe marrin gomonet. 

 
 

Gjithashtu Berisha ka përmendur dhe udhëtimet e Ramës me avion, i cili ka shpenzuar 22 milionë euro, njësoj sikur të ishte i biri i sulltanit apo i mbretit të Arabisë Saudite.

 

Berisha: Më kujtohet në 1991 në Parlament dhe ngrihet një ish-sekretar i komitetit dhe thotë se s’më shkonte mendja kurrë se Enver Hoxha kishte 3 dynym qylyma në shtëpi. 3 dynym qylyma, po Edi Rama mo, po blen nipi i Spiro Kolekës dhe i biri i xhelatit që firmosi varjen në litar të Avzi Nelës, 4 milionë euro instalacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, për të blerë deklarata, për të blerë mbështetje, me paratë e atyre që ikin, marrin gomonet.

Ai përmendi 3 dynym qylyma po Edi Rama 22 milionë euro udhëtime me avion sikur është i biri i sulltanit apo i mbretit të Arabisë Saudite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...