Berisha: Nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale!

Tuesday, 21 February 2023 18:48
 

Sali Berisha shpalosi objektivin e opozitës dhe Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar në selinë blu. 

Berisha kërkoi nga strukturat të punojnë intensivisht nga mëngjesi deri në darkë për të fituar zgjedhjet lokale të 14 majit. "Ju do të dëgjoni nga shumë bashkëbisedues tuaj të flasin për revolucionin si një diçka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot, sesa revolucioni. Sepse duhet të shpëtojë kjo shoqëri. A nuk janë përzënë nga Shqipëria nga viti  2014-2022, 937 mijë qytetarëve vetën në hapësirën e BE-së. A nuk janë përzënë. Asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shpresëvrasëse tek shqiptarët sa ky regjim. Pra është jetike për ne. Së pari të shtrojmë këto pyetje vetes tonë, së dyti të hapim një debat me çdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne këtë, nuk e kemi për pushtetin tonë. Jo kjo është për çdo shqiptar, kjo është për Shqipërinë, kjo është për ti dalë zot këti vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi, sa asnjë vend tjetër i planetit. Pa luftë civile, pa ndonjë luftë tjetër, vetëm një shpresëvrasës nga mëngjesi deri në darkë. Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...