PD: Kërkojmë të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Ramës me McGonigal, Duçkën, Nezën

E Enjte, 23 February 2023 10:48

“Me një vendim të tipit fashist, - tha Bylykbashi, - parlamenti, mazhoranca e Ramës përjashtoi deputetë nga pjesëmarrja në seancë dhe komisionet e parlamentit. Kjo është në vazhdën e përjashtimeve të tyre në tre katër seancat e fundit ku mbi 20 deputetë janë përjashtuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm e vetëm se kërkojnë një të drejtë kushtetuse në emër të shqiptarëve.

Opozita nëse ka një rol, është ai i kontrollit të qeverisë, këtë e bën me komision hetimor, me mocione, me debat, me të gjitha instrumentet që i lejohet çdo deputeti dhe opozitës në veçanti që të kontrollojnë qeverinë dhe mazhorancën.
 

Kemi kërkuar një komision hetimor për të hetuar skandalin më të paprecedentë në historinë e Shqipërisë ku kryeministri nëpërmjet korruptimit të McGonigal zyrtarit të lartë të FBI synoi të shkatërronte demokracinë nëpërmjet një hetimi të stisur prej Edi Ramës.

Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Ramës me McGonigal, Duçkën, Nezën , Deripaskën dhe gjithë të përfshirët në aferën që synon shkatërrimin e pluralizimit në Shqipëri dhe qeverisjen autokratike të Edi Ramës.

Këtë kemi kërkuar ne dhe për këtë arsye, d eputetët e opozitës janë përjashtuar. Ne përfaqësojmë mbi 750 mijë zgjedhës. Kemi vendosur të mos ketë seanca normale të parlamentit pa u garantuar kjo e drejtë kushtetuese e shqiptarëve. Ti kërkojmë llogari Edi Ramës për këtë skandal korruptiv.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...