Noka: Skandali Rama-McGonigal është gjesti më antiamerikan i mundshëm

E Enjte, 23 February 2023 11:18

 

Deputeti demokrat, Flamur Noka, iu drejtua protestuesve të mbledhur përpara sallës plenare.

Ai e vuri theksin te skandali Rama-McGonigal.

 

“Jemi sot këtu për të na dëgjuar ju. E patë skenën, një skenë e turpshme. Garda përdoret për të dhunuar deputetët. Për të ndaluar deputetët e opozitës që të hynë aty për t’ju përfaqësuar ju. Edi Rama urdhëron bllokimin e Kuvendit, bllokimin e zërit të opozitës. Edi Rama ka frikë nga e vërteta. Edi Rama është i kapur peng. Është i kapur në flagrancë duke minuar demokracinë në Shqipëri".

“Ne kërkojmë të drejtën për të folur, një e drejtë e fituar në dhjetorin e vitit 1990. Sapo përmendet emri i Edi Ramës, Linda e deputetit e ndërpret fjalën. Ku është thelbi i këtij poshtërimi që Edi Rama po i bën parlamentit dhe parlamentarizmit?

Thelbi është se ai u kap në një veprim kundër partnerit tonë strategjik. Skandali Rama-McGonigal është skandali më i madh, është gjesti më antiamerikan që mund të kishte realizuar një qeveri,” tha Noka.

“Pas Enver Hoxhës, Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia. Ai është antiamerikan, se goditi sigurinë e SHBA, se korruptoi një ndër drejtorët e FBI-së,” theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...