‘Përjashtimi i Alibeajt si palë’/ Gjykata shtyn vendimin për kërkesën e Kasos

Premte, 03 Mars 2023 13:12

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Kasos, që do i kishte dhënë fund këtij gjyqi.

 
 

“Dëgjuam kërkesën dhe vlerësuam se nisur nga fakti se legjitimiteti i ankuesit ndërthuret me ankimin, gjykata vlerëson se do të shprehet pasi të dëgjojë palët,” tha gjykata.

 
 

Në këtë mënyrë, gjyqi pritet të vazhdojë. Më herët, Kaso kishte deklaruar se pranimi i Alibeajt si palë është shkelje e ligjit.

“Gjykata e Shkallës së Parë është investuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke e pranuar të plotë kërkesën, e cila konsistonte në njohjen e plotë të ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në kundërshtim me ligjin, Enkelejd Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muça e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit.

Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen.

Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra, që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces.

Në vendimin objekt ankimi duket qartë që palë në këtë proces ishte vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, palë që pasi është njohur me arsyetimin e vendimit, nëpërmjet përfaqësuesit, Ivi Kasos,” tha ai gjatë seancës.

Modifikuar më Premte, 03 Mars 2023 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...