Meta: Regjimin do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje! Rama tani kërkon të marrë edhe vulën e PD-së

Premte, 03 Mars 2023 13:27

“Ky regjim është lider vetëm për shpopullimin e vendit,” tha Meta, duke shtuar se Rama po ia kalon edhe Bjellorusisë së Lukashenkos.

“Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për të rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje. Një regjim i tmerruar nga vota e lira!

Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fap e fap për të plaçkitur miliarda euro”, tha Meta.

“Tani ai kërkon të marrë edhe vulën e PD-së. Ky njeri, me probleme të mëdha mendore, politike po e po, sot është në panikun e presioneve më mafioze që ushtrohen nga të gjithë ata, mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin dhe rrëzuar kollonat e shtetit,” theksoi Meta.

“Të gjithë së bashku, të vazhdojmë në rrugën tonë, zgjedhje dhe protesta. Jam i sigurt se më 14 maj, do jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit, Igli Carës, Luçiano Boçit dhe kudo”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...