Berisha: Ne do t’ia shkurtojmë orët dhe ditët kësaj qeverie antishqiptare! Ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë

Premte, 03 Mars 2023 13:52

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju sot në këtë protestë madhështore, që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit tonë demokratik paqësor.

 
LEXO EDHE:Në një protestë, me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para shqiptarëve dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi, si Çubrilloviçi i vërtetë i këtij vendi.

Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, është armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë.

Në rast se ju kujtohet, vite më parë, rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin e SHBA.

Një vit më parë, zhduku nga faqja e dheut në Shqipëri, flamurin e NATO-s, që përbën sot aleancën më kryesore të paqes dhe sigurisë në botë.

Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët, në 8 vite, u pakësuan me rreth 1 milionë banorë. Me këto ritme, Edi Rama synon që këtu të ketë ndërtesa bosh, kampe refugjatësh, por jo shqiptarë të vërtetë.

Ne jemi këtu për t’i thënë atij që ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta burra dhe gra që sheh këtu, njësoj si në vitet 90, janë misionarë të pamposhtur. Edhe atëherë, të paktë ishin ata që besonin te misioni i studentëve.

Edhe sot, ka plot që nuk besojnë në misionin tonë.

Por marshi i studentëve përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...