Edi Rama u investua për muaj me radhë në Gjykatën e Apelit që vula e Partisë Demokratike të mos i kalojë shumicës, por atij që do kryeministri. Dhe një gjë e tillë ndodhi sot.
Syri.net denoncoi ekskluzivisht në datën 28 shkurt 2023se ministrja e Edi Ramës, Olta Xhaçka kishte informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë. Sipas bisedës që Xhaçka kishte bërë me diplomatin perëndimor, Edi Rama donte që vulën e PD ta merrte Enkelejd Alibeaj.
Ja si e njoftoi Xhaçka ambasadorin e huaj:
Syri.net sjell edhe një bisedë në WhatsApp që zbërthen thelbin e këtij skandali dhe nxjerr në pah komunikimet e Olta Xhaçkës me një diplomat perëndimor në vendin tonë i cili këtë bisedë e ka ndarë me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Nga kjo bisedë e mbërritur në redaksinë e Syri.net theksohet se Xhaçka i ka dhënë informacion të sigurt ambasadorit për atë që pritej këtë të premte, 3 mars, në Gjykatën e Apelit.
Vula e PD qëllimisht u zvarrit pafund, kjo si përpjekje për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Se kështu kishte urdhëruar Edi Rama duke vrarë pluralizmin me vendim gjykate.