EuReporter fshin shkrimin e paguar kundër Monika Kryemadhi

E mërkurë, 15 Mars 2023 18:28
Media belge EuReporter ka fshirë shkrimin e paguar kundër Monika Kryemadhit. 

Në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, portali akuzonte deputeten e PL, Monika Kryemadhi se ka përfituar pagesa nga një kompani ruse me cilësinë e aksioneres të kompaisë. 

Por disa orë më pas ka hequr shkrimin.
 

Mësohet se artikulli është hequr disa minuta pasi Kryemadhi i dërgoi një e-mail redaksisë së EuReporter ku i kërkonte vënien në dispozicion të provave dhe ndjekjen e çështjes në një gjykatë civile ndërkombëtare. 

Në mungesë të provave dhe fakteve për të argumentuar pretendimet në artikull, EuReporter ka vendosur të fshijë lajmin. 

Kjo sepse gjithçka ka qenë e sponsorizuar nga Tirana si sulm politik ndaj Kryemadhit, në kulmin e aferës së inceneratorëve dhe kur pritet të kryhen arrestime të reja nga SPAK. 

Lidhja e 'Eu Reporter' me kinezët dhe shkrimet e paguara
“EU Reporter”, një faqe lajmesh me bazë në Bruksel, publikoi këtë të mërkurë një artikull për ndikimin e oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e tyre për të ndikuar në politikë.

Në artikullin e saj EU Reporter ka akuzuar krejt papritur e në kulmin e hetimeve për inceneratoret, pikërisht Monika Kryemadhi, duke aluduar se ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Por çfarë përfaqëson EU Reporter?

Ky portal është i njohur si faqe që publikon komunikatat e kompanisë kineze Huaëei. Dhe madje si portal lobimi, që boton shkrime të paguara.

Faqja ëikipedia e portalit e tregon këtë.

Me pak fjalë rezulton se portali është në shërbim të kompanive kineze.

Madje rezulton se portali ka punuar edhe me partinë komuniste kineze dhe ka pasur kontratë me gazetën zyrtare People's Daily.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...