'Tenderat sekretë'/ Berisha: Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit

Saturday, 18 Mars 2023 14:34

Po të shohësh arsimin tonë, është në rrënim, është në shkatërrim. Shqipëria në analet e historisë do të mbetet në këto vite, rasti klasik i rrënimit të një kombi, rrënimit të një shteti, rrënimit të sistemeve të këtij shteti nga dy faktorë: vjedhja dhe droga. 

 
 

Nuk duhet të bëj një analizë të gjatë të kësaj, por do ndalem vetëm te arsimi. Nëse dixhitalizimi dhe mosha dixhitale kanë një dimension jetik për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet.

 

A mund të imagjinohet që, pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur blackout të plotë. Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila përdor qindra milionë euro të taksapaguesve me tendera sekrete. I bën me tendera sekretë se vjedh bashkë me të afërmit e Edi Ramës. Ajo që duhej të ishte modeli i transparencës, është modeli i blackout-it.

 
 

Meqë jemi këtu, vendosja e sistemit të prokurimeve dixhitale në vitet 2008-2009 solli një shumëfishim të pjesëmarrësve. Nga 8200 në vit arritën në 56 mijë. Imagjinoni tani Edi Ramën me Zonjën Errësirë se si tenderat i dixhitalizimit i bën të gjitha të fshehta,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...